04 Maj 2024

Kastrati përgëzon policinë për efikasitet pas shpërthimit në veri

Mitrovicë, 5 shkurt - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë reaguar pas incidentit që ka ndodhur të hënën mbrëma në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku si pasojë e një shpërthimi janë lënduar dy fëmijë të komunitetit serb.

Ata kanë dënuar sulmin dhe politizimin e rastit nga drejtuesit e institucioneve paralele serbe në veri.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, përgëzoi  efikasitetin e Policisë së Kosovës që ka ndërhyrë shpejt dhe ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit, që është një person i komunitetit serb, fqinj me familjen e dëmtuar.

“Efikasiteti i organeve te rendit është përgjigja më e mirë që mund t’u jepet përpjekjeve të strukturave ilegale për të politizuar raste të ndjeshme sikur ky i fundit, ku janë lënduar dy fëmijë”.

Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i cili gjatë natës ka qëndruar në Lagjen e Boshnjakëve, tha se situata ka qenë shumë e tensionuar.

“Banorët kanë qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës nga frika e eskalimit të situatës”.

Ai tha se strukturat e rendit duhet të shtojnë masat e sigurisë, meqë ditëve të fundit ka një valë incidentesh në veri, të cilat e kanë bërë shumë të ndjeshme situatën.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)