16 Maj 2024

Kastrati ndan mirënjohje për këshilltarët e MCAD të KFOR-it

Prishtinë, 9 tetor - Në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), u organizuar një takim ceremonial, me rastin e përfundimit të punës së këshilltarëve të Divizionit Këshillues Ushtarako-Civil të NATO-s (MCAD) në FSK.

Në ceremoni morën pjesë; zëvendësministrat e MFSK-së, Muhamet Latifi dhe Bejtush Gashi, komandanti dhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe gjeneralmajor Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina, drejtori i NLAT-it,( ekipet këshillues-ndërlidhës) gjeneralbrigade Vagner, si dhe oficerë të lartë të FSK-së dhe KFOR-it.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, pasi ka përshëndetur komandantin e KFOR-it, gjeneralin Farina dhe gjeneralin Norbert Vagner, si dhe të gjithë oficerët e FSK-së dhe KFOR-it, ka falënderuar në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e MCAD-it, për FSK-në, për punën e tyre profesionale dhe për angazhimin dhe kontributin e tyre të dhënë në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së, gjatë këtyre pesë viteve, të cilët janë pjesë e suksesit të FSK-së.

Me këtë rast gjeneral Kastrati, tha se: MCAD-ja e ka ndihmuar vazhdimisht FSK-në, ku fokusi kryesor ka qenë afrimi i trajnimeve në nivel individi  dhe njësie.

Më vonë, fokusi u zhvendos nga trajnimi për mentorimin dhe këshillimin e FSK-së, në operacione, rekrutime, trajnimime, logjistikë dhe çështje të tjera.

Më tej gjeneral Kastrati tha se FSK-ja dhe Ai personalisht vlerësojmë përpjekjet e KFOR-it, në zhvillimin e FSK-së në një forcë profesionale dhe kompetente që mundet e pavarur dhe profesionalisht të përmbushur detyrat e veta.

Suksesi i FSK-së është suksesi ynë i përbashkët dhe të arriturat e FSK –së, janë të arriturat tona të përbashkëta me përfaqësuesit e MCAD-së. Në korrik, NATO ka deklaruar Plotësimin e Kapaciteteve Operacionale për FSK-në, sipas saj, do të thotë, se FSK-ja, është plotësisht e aftë për të kryer detyrat tona të përcaktuara sipas misionit, por, FSK-ja po shihet nga partnerët e tanë, si një partner i besueshëm.

Që nga themelimi, FSK-ja bazuar zhvillimin e saj, ka përdor praktikat më të mira demokratike, me mbështetjen nga aleatët e NATO-s. Ne jemi krenarë për arritjet tona dhe ne do të vazhdojmë për të zhvilluar FSK-në, si një forcë për të mirë që ofron mbështetje për të gjithë qytetarët tanë dhe do të ofrojë asistencë për të gjithë -në vend, rajon dhe atë ndërkombëtar.

Në fund komandanti i FSK-së, tha se; ne vazhdojmë përpara për të zhvilluar marrëdhëniet tona profesionale me KFOR-in dhe ndërtimin e të ardhmes tonë, me Ekipin Këshillues-Ndërlidhës të NLAT-it, të NATO-s.

Ndërsa, drejtori i NLAT-it, ( Ekipi Ndërlidhës Këshillues) gjeneralbrigade Norbert Vagner ka përgëzuar për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me theks të veçantë integrimin e përfaqësuesve të komuniteteve. Në fund, gjenerali Vagner premtoi se edhe në të ardhmen do ta ndihmojnë FSK-së, përmes këshillimeve profesionale.

Në fund; komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, së bashku me zëvendës komandantin e FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Ramën, komandantin e KFOR-it, gjeneralbrigade Salvatore Farina dhe drejtorin e NLAT-it, gjeneralin Wagner, u dhanë mirënjohje, përfaqësuesve të Divizionit Këshillues Ushtaro-Civil të NATO-s, (MCAD) me motivacionin për shërbim dhe për kontribut dhënë në zhvillimin e FSK-së, në një forcë kompetente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)