28 Prill 2024

Kastrati merr pjesë në konferencën e ushtrive të Europës e SHBA-së

Wiesbaden, 30 shtator - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneralljetënant Kadri Kastrati që nga sot, po merr pjesë në punimet e Konferencës së 21-të vjetore, të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) për Evropë dhe Ushtrive të vendeve të Evropës, që do të zhvilloj punimet nga data 30 shtator deri më 2 tetor 2013, në Wiesbaden të Gjermanisë.

Gjeneral Kastrati po merr pjesë në Konferencën: “Mundësitë për adresim të Sfidave të Përbashkëta të Sigurisë”,  me ftesë të gjenerallejtënant Donald Campbell, komandant i Ushtrisë së SHBA-ve, për Evropë.

Kjo konference vjetore ofron mundesi të veçanta për shkëmbime me vendet pjesmarrëse nga Evopa në të dyja aspektet, atë formale dhe joformale, si edhe mundësi shkëmbimi  nga referimet dhe debatet për Sfidat e Përbashkëta të Sigurisë.

Pjesmarrja e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati është e rëndësishme, sepse FSK-ja përfaqësohet në nivelin më të lartë dhe është mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë si edhe me krerë të tjerë të Ushtrive të Evropës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)