03 Maj 2024

Kapen pesë të rinj të dyshuar për mbajtje-posedim të marihuanës

Prishtinë, 18 mars - Policia e Kosovës ka njoftuar se mbremë rreth orës 23:30 në qytetin e Kamenicës, më konkretisht në parkingun e një restauranti, derisa njësitit patrullues ka qenë duke bërë patrullime rutinore ka vërejtur një veturë të dyshuar dhe menjëherë ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur policor për verifikimin e automjetit dhe personave të cilët ishin brenda në veturë.

Fillimisht sipas policisë është bërë identifikimi i ngasësit të veturës dhe katër pasagjerëve të cilët kanë qenë brenda në veturë dhe më pas është bërë kontrollimi i trupit të tyre si dhe kontrollimi i detajuar i veturës.

\"Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar 16 qese të vogla najloni e që dyshohet të kenë qenë të mbushura me marihuanë, një thikë ngjyrë e zezë dhe dy pako me rizlla (mbështjellës) si dhe një fishek revoleje kalibër 7. 65mm\", thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas këtyre veprimeve të ndërmarra nga njësiti patrullues është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e cila ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë matjen e substancës së dyshuar e cila ka peshuar 19 gramë e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar janë: F. S.  lindur më 1993;  G. V  lindur më 1991;  F. H.  lindur më 1988; F. A.  lindur më 1988 dhe D. D.  lindur më 1997.

Pas intervistimit të të dyshuarve dhe me autorizim të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme hetimore.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)