06 Maj 2024

Kapen përsëri 4 shtetas të huaj gjatë tentim hyrjes ilegale

Hani i Elezit, 2 mars - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se dje në orët e pasdites, oficerët doganor kanë ndaluar  një grup prej 4 shtetasve te huaj, qe  permes nje ngarkese komerciale,  tentuan të futen ilegalisht në Kosovë.
 
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganave ka thënë se gjatë procedurë së zhdoganimit të mallrave nga një kompani kosovare e cila importonte mallra nga Turqia, oficerët doganor arritën të gjenin të fshehur brenda maunës  katër shtetasit e huaj, qe te gjithe me origjine nga vendet aziatike.
 
"Pas zbulimit menjëherë është thirrur Policia e Kosoves, e cila e ka marr rastin përsipër dhe ka bërë arrestimin e katër personave", ka theksuar Stavileci.
 
Ky sipas tij është rasti i dytë i zbulimit te tentimit te hyrjeve ilegale te personave brenda javes, pasi tri dite me heret ishte parandaluar hyrja e tre personave te tjere, ne nje menyre identike te transportit.

"Dogana ka intensifikuar kontrollat, pasi që janë rritur dyshimet se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar të kontrabandës me njerëz, qe tentojne te shfrytezojne Kosoven si vend transit", ka nënvizuar ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)