30 Prill 2024

Kadetët e FSK-së marrin pjesë në ushtrimin në Maqedoni

Prishtinë, 10 qershor – Me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, sot u nis për të marrë pjesë në një ushtrim fushor “Kampi Veror 2014” një njësit i kadetëve të FSK-së, (prej 11 kadetëve) që do të mbahet në Poligonin Ushtarak në Krivollak të Maqedonisë.

Ushtrimi “Përpjekja Gjithëpërfshirëse e Kombinuar për Ndërtimin e Paqes “fillon sot dhe përfundon  më20 qershor 2014, në të cilin ushtrim, pos kadetëve të FSK-së, po marrin pjesë edhe kadetët e 10 shteteve të tjera rajonale.

Për të përcjellë kadetët, në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, morën pjesë komandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT) gjeneralmajor RrahmaRama,zëvendës komandanti  i KFT-së,gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Shtabit të KFT-së,kolonel NaimHaziri, komandanti i QSU-së,kapiten AvniKiqina, këshilltari i Komandantit të FSK-së,nënkolonel DavidJones dhe krerë të lartë të FSK-së.

Komandanti i KFT-së, gjeneral Rama tha se kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për FSK-në, për arsye se, për herë të tretëkadetët e FSK-së,po marrin pjesë në Qendrën për Trajnime në Krivollak të Maqedonisë.

Pasi përshëndeti kadetët, kërkoi nga ta që të tregojnë aftësitë e tyre dhe që të prezantojnë FSK-në dhe Kosovën, në mënyrë sa më dinjitoze, duke ndërtuar ura njohje dhe bashkëpunim me kolegë të vendeve të ndryshme, pa paragjykime të përkatësive nacionale.    

Pjesëmarrja e kadetëve të FSK-së, në ushtrimin ndërkombëtar në Maqedoni, është dëshmi e një bashkëpunimi të mirë me Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme të MFSK-së, për bashkëpunim të ngushtë rajonal dhe me gjerë në fushën e sigurisë.