28 Prill 2024

Kadetët e e gjeneratës së 45-të vizituan Inspektoratin Policor

Prishtinë, 18 korrik - Në një organizim të veçantë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) bëri sot pritjen e mbi 40 kadetëve të gjeneratës së 45-të dhe stafit të AKSP-së.

Në këtë vizitë përveç kadetëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të Inspektoratit Policor të Kosovës morën pjesë edhe dy zëvendës ministra të MPB-së Izmi Zeka dhe Sasha Rashiq, Drejtori i AKSP-së Ismajl Smakiqi, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave z. Fadil Kodra, përfaqësues nga ICITAP-i amerikan, përfaqësues nga EULEX-i etj.

Gjatë vizitës kadetët morën njohuri shtesë për rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në një fjalë rasti, zëvendës ministri i MPB-së Izmi Zeka falënderoi IPK dhe AKSP për realizimin e një vizite të tillë.

“Inspektorati Policor i Kosovës, për një kohë të shkurtër ka arritur të krijoj mbështetje të gjerë të qytetarëve dhe ka treguar rezultate të dukshme në luftimin e dukurive negative brenda Policisë."

"Ne e urojmë  menaxhmentin e Inspektoratit Policor të Kosovës, që  duke marr parasysh punën specifike që ka,  ka gjetur kohë dhe ka  bërë të mundur kadetëve një vizitë kaq mirë të organizuar”- theksoi ndër të tjera Zeka.

Edhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, Fitim Shishani falënderoi stafin e AKSP-së dhe kadetët në veçanti për realizimin e kësaj vizite.

“Ju keni një mundësi shtesë që krahas ligjëratave në akademi të merrni njohuri shtesë për rolin dhe misionin e Inspektoratit Policor të Kosovës."

"Ne e dimë që roli i juaj është i një rëndësie të veçantë për sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mendoj se kjo vizitë do të ndikoj në ngritjen e profesionalizmit tuaj” – theksoi para kadetavë dhe të pranishmëve ndër të tjera Shishani.

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi duke folur për rëndësinë e kësaj vizite theksoi se Akademia e Kosovës për Siguri Publike do të vazhdoj me trajnimet profesionale themelore, të specializuara dhe njëkohësisht të themelohet arsimi i lartë në fushën e sigurisë publike.

“Institucionet e Sigurisë Publike të Kosovës kanë nevojë për personel të aftë, profesional, të paanshëm, të trajnuar dhe të arsimuar, të respektoi të drejtat e njeriut, të gatshëm të ballafaqohen me detyrat e përditshme me qëllim të ruajtjes të rendit publik dhe sigurisë të qytetarëve të vendit tonë."

"Qytetarët e Kosovës dhe shtetet mike do të vazhdojnë të investojnë në trajnimin dhe arsimimin tuaj. Këtë investim më së miri do ta ktheni duke shërbyer profesionalisht dhe me nderë.” – theksoi ndër të tjera Smakiqi duke ju drejtuar kadetëve.

Si pjesë këtij organizimi, gjatë vizitës në Inspektoratin Policor të Kosovës kadetët ndoqën edhe prezantime të shkurtra nga tre drejtorë të departamenteve duke përfshirë atë të hetimeve, inspektimeve dhe analizës së informacionit.

Vizita përfshiu edhe pamjen vizuale të disa nga pajisjet e IPK-së që përdoren për çështje operative hetimore e që janë pranuar si donacion nga ICITAP-i amerikan si dhe një nga dhomat e intervistimit të pajisur me pajisje moderne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)