04 Maj 2024

Kabashi: Ka tendenca të rritjes së kriminalitetit

Prishtinë, 22 shtator - Kryeprokurori i Prokurorisë së Shtetit, Ismet Kabashi, në një konferencë për medie ka prezantuar raportin gjashtë mujore ku prokuroria e Shtetit, Prokuroria Speciale e Kosovës, prokuroritë e qarqeve dhe ato komunale gjatë periudhës 1 janar deri më 30 qershor 2011, në çështjet e kryesve madhor të veprave penale, kanë pranuar në punë kallëzimet penale kundër 17.028 personave.

Kabashi ka thënë së kjo e dhënë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, tregon tendencë të rritjes së kriminalitetit.  

Sipas të dhënave të prezantuara në këtë raport vërehet një tendencë e rritjes së kriminalitetit në vend krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Kjo e dhënë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar tregon se kemi një tendencë të rritjes së kriminalitetit te kryesit madhor të veprave penale ngase numri i të paraqiturve është për 3000 e 35 ose 38.9 për qind më shumë se sa gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar prej këtyre rasteve gjatë kësaj periudhe”, ka theksuar Kabashi.

Prej rasteve penale në punë, gjatë kësaj periudhe, prokuroritë kanë zgjidhur rastet e 15.404 personave ose 90.5% të numrit të personave të paraqitur në të njëjtën periudhë.  

Kjo sipas tij tregon se prokuroritë me numrin e tanishëm të prokurorëve janë në gjendje të kryejnë mbi 90% të rasteve të paraqitura gjatë një periudhe apo një viti të caktuar.

"Emërimi i prokurorëve tjerë në postet e lira do të krijoj kushte që prokuroritë të arrijnë efikasitet të plotë dhe të përkushtohen shumë më tepër në udhëheqjen e procedurës paraprake, të përmirësojnë kualitetin e punës, duke ngritur aftësitë prokuroriale dhe të përmirësojnë koordinimin e punëve me organet tjera për zbatimin e ligjit."

Kallëzimet e zgjidhura gjatë kësaj periudhe kundër 15.404 personave janë zgjidhur si vijon:

·    Janë akuzuar 12.675 persona,
·    Janë hedhur kallëzimet kundër 1.909 personave,
·    Ndaj 201 personave janë pushuar hetimet e filluara,
·    Ndaj 24 personave janë pezulluar hetimet,
·    Ndaj 16 personave është hequr dorë në shqyrtimet kryesore,
·    Rastet e 502 personave janë dërguar në kompetencë dhe
·    Ndaj 77 personave janë zgjidhur në mënyrë tjetër.

Në fund të periudhës raportuese kanë mbetur të pazgjidhura kallëzimet kundër 19.013 personave, që do të thotë se prokuroritë, sikur tetë muajt e ardhshëm të mos pranonin asnjë lëndë do t’i zgjidhnin të gjitha lëndët me kohë.

Prokurorët vendor gjatë kësaj kohe i kanë kushtuar rëndësi të veçantë ndjekjes së kryesve të veprave penale lidhur me zgjedhjet, duke akuzuar 502 persona, në të gjitha rastet duke filluar procedurën sipas detyrës zyrtare.  

Të gjitha rastet e zgjidhura për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore gjatë periudhës raportuese, kallëzimet kundër 96 personave duke akuzuar 66 prej tyre i kanë zgjidhur prokurorët e prokurorive të qarqeve.

Edhe për veprat kundër narkotikëve, janë zgjidhur kallëzimet kundër 153 personave. Të gjitha këto i kanë zgjidhur prokuroritë komunale dhe ato të qarqeve.

Për veprat penale kundër detyrës zyrtare janë zgjidhur kallëzimet kundër 359 personave, prej të cilëve kundër 10 personave Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndërsa ndaj 349 personave prokuroritë komunale dhe ato të qarqeve.

Gjatë kësaj periudhe detyrën e prokurorit e kanë ushtruar 87 prokurorë, prej të cilëve një është pensionuar në muajin prill 2011. Ky numër është identik me numrin e prokurorëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2010, megjithëse 45% prej prokurorëve në detyrë janë prokurorë të emëruar për herë të parë. Ata gjatë periudhave raportuese kanë zgjidhur 38.9% më shumë kallëzime penale ose kallëzimet kundër 4.315 personave më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është një e dhënë shumë inkurajuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)