05 Maj 2024

Johan Tarçulovski Transferohet në Gjermani për të mbajtur dënimin

Hagë, 9 korrik - Johan Tarçulovski, ish-polic në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM), është transferuar sot për në Gjermani për të mbajtur dënimin me 12  vjet burg për krimet e kryera kundër shqiptarëve gjatë konfliktit në FYROM në vitin 2001.

Më  19  maj  2010,  Dhoma  e Apelit ia konfirmoi dënimin për urdhërimin, planifikimin  dhe  nxitjen  e krimeve të kryera kundër shqiptarëve gjatë operacionit  policor  të  kryer  më  12 gusht 2001 në fshatin Luboten në pjesën  veriore  të  FYROM-it.

Tarçulovski  është  shpallur  fajtor për vrasjen  e  tre  civilëve  shqiptarë,  shkatërrim  të  papërligjur të 12 shtëpive  dhe  pronave  të  tjera  dhe  trajtim çnjerëzor të 13 civilëve  shqiptarë.

Dhoma  e  Apelit  ka  hedhur poshtë të gjitha argumentet e apelit dhe ka konfirmuar dënimin me 12 vjet burgim.

I  akuzuari  tjetër  në këtë lëndë, Lube Boshkoski, ministër i punëve të brendshme  të Maqedonisë nga maji 2001 deri në nëntor 2002, është liruar nga akuzat edhe nga Dhoma Gjyqësore edhe nga Dhoma e Apelit.

  Kjo është lënda e vetme në lidhje me konfliktin në territorin e FYROM-it që është gjykuar nga TPNJ-ja.

Më  23  gusht  2010,  presidenti  i Tribunalit mori vendim që ta caktojë Gjermaninë  si  shtetin  në  të  cilin  Tarçulovski do ta mbajë dënimin.

Tarçulovski  është  i  dënuari  i  katërt  që  transferohet në Gjermani. Tribunali  përgëzon  autoritetet  gjermane  për  përkrahjen  e  tyre  të vazhdueshme në mundësimin e zbatimit të dënimeve të Tribunalit.

Tribunali  shfrytëzon  rastin  të  theksojë  rolin  kyç që luajnë Vendet Anëtare  në  ekzekutimin e dënimeve të tij.

Që nga krijimi i tij 18 vite më  parë, Tribunali ka ngritur akuza kundër 161 personave për shkelje të rënda të së drejtës humanitare të kryera në  territorin  e ish-Jugosllavisë  nga  viti  1991 deri në vitin 2001.

Procesi kundër 126 peronave ka përfunduar. Deri  më  sot,  Tribunali  ka  nënshkruar marrëveshje  për  ekzekutimin e dënimeve  me 17 shtete.

Për të mundësuar  përfundimin  e  suksesshëm  të  mandatit  të tij, Tribunali fton Shtetet Anëtare që  të  ndihmojnë  në  sigurimin  e  kapaciteteve  shtesë  për ekzekutimin e dënimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)