02 Maj 2024

Javë më e qetë në veri

Mitrovicë, 18 mars - Situata e sigurisë në javën e fundit ka qenë me qetë dhe nuk ka pasur ndonjë incident që do të ndikonte në situatën e përgjithshme të sigurisë.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se përgjithësisht javën e fundit ka pasur një situatë më të qetë.

Megjithatë, ai tha se institucionet e sigurisë duhet të vazhdojnë të jenë të përkushtuara, meqë situata vazhdon të jetë shumë e ndjeshme.

Në këtë kontekst, ai përmendi bisedat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që pritet të vazhdojnë në Bruksel, të cilat vazhdimisht reflektohen në veri.

“Ka grupe serbësh të cilëve nuk ju konvenon vendosja e rendit dhe ligjit, andaj ata mund të reagojnë në rast marrëveshje për normalizimin e situatës ndërmjet dy shteteve”.

Si rrjedhojë, Kastrati, shtroi nevojën që organet e rendit të jenë shumë të vëmendshme, në mënyrë që të menaxhohen në mënyrën më të mirë reagimet e mundshme.

Në këtë takim të Komitetit të Sigurisë u fol edhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet gjatë ditëve të fundit.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se tashmë është formuar një komision që do të angazhohet në terren për vlerësimin e dëmeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)