11 Maj 2024

Jasmina Vasiq emërohet zëvendësministre e FSK-së

Prishtinë, 9 shtator - Me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës zotit Hashim Thaçi, në pajtim të rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, mori vendim për emërimin  e Znj. Jasmina Vasiq, zëvendësministre e Forcës së Sigurisë.

Emërimi i Vasiq bëhet në vend të ish zëvendësministrit të mëparshëm Sllavisha Filipoviq.

Zëvendësministrja Vasiq është banore e Graqanicës, ka të kryer fakultetin ekonomik. Ajo është e nominuar për zëvendësministre nga partia Demokracia Sociale.

Znj. Jasmina Vasiq, sot zyrtarisht e filloi punën e zëvendësministres në Ministrinë e FSK-së. Me këtë rast ajo u zotua se do të bëjë angazhim maksimal në realizimin e detyrave në Ministrinë e FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)