16 Maj 2024

Jahjaga vizitoi pjesëtarin e EULEX-it, të plagosur

Prishtinë, 19 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, vizitoi pjesëtarin e EULEX-it, që u plagos sot paradite në afërsi të Zveçanit.

Presidentja Jahjaga shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e jetës së një pjesëtari të policisë së EULEX-it, ndërkaq pjesëtarit të plagosur i uroi shërim të shpejtë.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, gjithashtu, shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit dhe përkrahjen e qytetarëve të Kosovës për misionin e EULEX-it për të vendosur rend dhe ligj në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
 
\"Do të qëndrojmë bashkë, pranë njëri-tjetrit, që ta kalojmë këtë moment të rëndë,\" tha Presidentja Jahjaga.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)