19 Maj 2024

Jahjaga po merr pjesë në konferencën e 48-të të Sigurisë

Munich, 4 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencën së 48-të të Sigurisë e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
 
Në punimet e paradites me kumtesat e tyre u paraqitën Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilary Clinton, Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara Leon Panetta si dhe sekretari i NATO-së Anders Fogh Rassmusen.
 
Presidentja Jahjaga, në kuadër të Konferencës do të takoj përfaqësues të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse dhe gjithashtu edhe të Gjermanisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)