04 Maj 2024

Jahjaga dekreton, kolonel Ilaz Dergutin, në gjeneral brigade të FSK-së

Prishtinë, 20 dhjetor - Në një ceremoni solemne organizuar nga ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral lejtënant Kadri Kastrati i dorëzoi sot, kolonel Ilaz Dergutit, dekretin e Presidentes së vendit, zonjës Atifete Jahjaga, me numer DSF-001-2013 të datës: 16 dhjetor 2013, me të cilën koloneli Ilaz Derguti u promovua në rangun gjeneral brigade në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, me rastin e promovimit të komandantit të Mbështetjes Operacionale(BMO), kolonel Ilaz Dergutit, në rangun, gjeneral brigade,  tha se ka qenë angazhimi, puna dhe aktiviteti i palodhshëm në ngritjen dhe profesionalizimin e Brigadës për Mbështjetje Operacional dhe të FSK-së në përgjithsi, të cilat kanë bërë që kolonel Derguti të promovohet sot në gradën gjeneral në FSK.

Në promovimin e gjeneral brigade Ilaz Dergutit, ishin të pranishëm ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Agim Çeku, Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë për FSK, Shkelzen Sylaj,  zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral major Rrahman Rama, drejtori i drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, gjeneralët Imri Ilazi, Gëzim Hazrolli, Nazmi Brahimaj, Enver Cikaqi, kolonel Skender Zhitia, kolonel Xhevahir Geci, si edhe përfaqësues të KFOR-it dhe oficerë tjerë të FSK-së.

Gjeneral brigade Ilaz Derguti, komandant i Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së, gjatë viteve të tij të shërbimit në institucionin e FSK-së, ka një karrierë të shkelqyer.

Paraprakisht ka sherbyer si kolonel në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si këshilltar ushtarak i Sekretarit të Përgjithëshëm, ndërsa në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ka sherbyer për nëntë vite në rangun e gjeneralit dhe atë në strukturat të larta komanduese. Po ashtu gjeneral Derguti, njihet edhe si një prej ushtarakëve prej të parëve të radhitur në Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dha një kontribut të jashtzakonshëm për çlirimin e vendit.

Gjeneral brigade Ilaz Derguti u lind me 20 janar 1973 në Rezallë të Skenderajt, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Gjeneral Derguti, gjatë shërbimit të tij është dekoruar me medaljen presidenciale për shërbim, medaljen për shërbim në TMK, 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)