18 Maj 2025

Italia ka rreth 550 trupa të dislokuara në Kosovë

Prishtinë, 20 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, takoi Domenico Rossi, Zëvendës Sekretar i Mbrojtjes së Italisë, në kampin “Film City”, shtabin e përgjithshëm të NATO/KFOR në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij, Rossi u njoftua nga Gjenerali Figliuolo rreth situatës së tashme të sigurisë. Takimi u mbajt në prani të ambasadorit të Italisë në Kosovë, shkelqësia e tij Andreas Ferrarese.

Komandanti i KFOR-it dhe Rossi u pajtuan rreth rëndësisë që ka KFOR-i në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si reagues i tretë, me qëllim të ruajtjes së mjedisit të qetë dhe të sigurt, si dhe lirisë së lëvizjes, gjë që mundëson zhvillimin e kushteve më të mira shoqërore dhe ekonomike.

Në përfundim të vizitës së tij, Domenico Rossi shfrytëzoi rastin dhe takoi pjesëtarët e forcave të armatosura italiane të dislokuara në kampin “Film City” dhe në Grupin Shumëkombësh Luftues – Perëndim në Pejë, të udhëhequr nga Koloneli Carlo Cavalli, dhe i falënderoi për profesionalizmin dhe kontributin e shkëlqyeshëm që i kanë dhënë misionit në Kosovë. Ai ripohoi se mbështetja italiane është një nga prioritetet e Italisë.

Italia ka rreth 550 trupa të dislokuara në Kosovë. Italia është shteti udhëheqës i Grupit Shumëkombësh Luftues – Perëndim në Pejë, i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe dhe i Detaçmentit të bashkuar rajonal –Qendër në Prishtinë. Italia gjithashtu ka ushtarakë që shërbejnë si pjesë e shtabit të përgjithshëm të KFOR-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)