28 Mars 2024

Irfete Spahiu merr gradën gjeneralmajore dhe emërohet inspektore gjenerale në FSK

Prishtinë, 27 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni të organizuar në Presidencë, bazuar në kompetencat  saj kushtetuese e ligjore, ka graduar gjeneral brigade Irfete Spahiu me gradën gjeneralmajore në FSK.

Me një dekret tjetër të Presidentes Osmani, znj.Spahiu poashtu është emëruar Inspektore Gjenerale e FSK-së.

Presidentja Osmani ka përgëzuar gjeneralmajoren Spahiu, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen  profesionale të FSK-së. Sipas Presidentes Osmani, është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë  që në hierarkinë e saj ta ketë gjeneralmajore një grua. Emërimi i znj.Spahiu edhe në pozitën e Inspektores Gjenerale të FSK-së, sipas Presidentes Osmani është një garancë për vazhdimin e mirëfunksionimit dhe zbatimit të standardeve profesionale të Forcës.

“FSK-ja po profesionalizohet çdo ditë e më tepër. Përfshirja sa më e madhe e grave në strukturën drejtuese të FSK-së e bën atë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Gjeneralmajore Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, ka theksuar Presidentja Osmani. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)