03 Maj 2024

IPK ushtronë përgjegjësi ndaj Policisë së Kosovës

Prishtinë, 1 qershor - Në përputhje me Ligjin për Inspektoratin e Policisë së Kosovës, Nr. 03/L-231, nga data 1 qershor 2011, Inspektorati Policor i Kosovës, si agjencion i pavarur ekzekutiv brenda strukturës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të ushtrojë përgjegjësi shtesë sa i përket ndjekjes penale ndaj punonjësve të Policisë së Kosovës.

Inspektorati Policor i Kosovës, si mekanizëm zbatues i ligjit, do të garantojë qytetarët se Policia e Kosovës ushtron kompetencat e saj në përputhje me ligjin dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare dhe mbi të gjitha, të garantojë se po respektohen të drejtat dhe liritë themelore  të individit, të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare.

Inspektorati Policor i Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit ligjor dhe misionit të vet, do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë qytetarët që janë potencialisht viktima apo dëshmitarë të një sjellje jo të mirë të punonjësve të PK-së.

Në realizimin e objektivave strategjike, Inspektorati Policor i Kosovës, do të përmirësojë në vazhdimësi mekanizmin e kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës dhe fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për bashkëpunim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)