19 Maj 2024

IPK arreston tre zyrtarë policorë

Prishtinë, 26 shkurt - Në kuadër të autorizimeve  ligjore që ka Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në dy raste të ndryshme ka arrestuar tre zyrtarë policorë.
 
Njëri rast është realizuar në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë rajonale të Ferizajt. Lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione se një zyrtar policor cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor Ferizaj në njësinë patrulluese, dyshohet se është i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme. 

Pas analizimit të këtij informacioni dhe ndërmarrjes së një sërë veprimesh hetimore të autorizuara nga prokurori kompetent, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dje (25.02.2014) zyrtarin policor si të dyshuar për kryerjen e veprave penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit dhe ushtrim i ndikimit.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë si dhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit.

Dy arrestimet tjera janë kryer sot (26.02.2014) nga hetuesit e IPK-së në Prishtinë. Pas pranimit të informatës përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për veprime të kundërligjshme nga dy zyrtarë policor nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor - Drejtoria Rajonale në Prishtinë, hetuesit e IPK-së ndërmorën disa veprime hetimore me autorizim të prokurorit.

Dy zyrtarët policorë u arrestuan me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit, duke pranuar mito për të mos hapur një rast të aksidentit në trafik.

Me vendim të prokurorit të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë si dhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)