28 Mars 2024

Inspektorati Policor publikon dy raporte të inspektimit

Prishtinë, 5 prill - Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Inspektimeve ka publikuar Raportet e inspektimeve të rregullta në fushën “Administrimi i patentë shoferëve të konfiskuar” dhe  “Administrimi i parave të imëta në Policinë e Kosovës”.

IPK publikoi Raportin e inspektimit për “Administrimin e patentë shoferëve të konfiskuar”.

Bazuar në Planin Vjetor të Inspektimeve të Rregullta (2022) është iniciuar inspektim për të vlerësuar performancën policore në administrimin e patentë shoferëve të konfiskuar në trafikun rrugor. Inspektimi është përqendruar në tetë (8) stacione policore të kategorisë A në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike të Departamentit për Operacione. Inicimi i inspektimit është ndikuar nga nevoja që të vlerësohet respektimi i rregullave të trafikut në marrjen (konfiskimin) e patentë shoferëve dhe aplikimit të masave mbrojtëse dhe pikëve negative.

Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për zyrtarët policor në nivel lokal, si dhe nivelin mbikëqyrës dhe vendimmarrës në stacione policore.

IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë tre (3) rekomandime për Policinë e Kosovës që kanë të bëjnë me eliminimin e paqartësive rreth marrjes apo konfiskimit të patentë shoferëve me rastin e rishikimit të legjislacionit sekondar nga fusha e trafikut, shtimin e kontrollit mbi evidencat e plota të kundërvajtjeve, ndalimin e praktikave aktuale të konfiskimit të patentë shoferëve me rastin e shqiptimit të gjobave që lidhen me zbatimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid – 19, etj.

Inspektimi tjetër është realizuar për të vlerësuar performancën policore në administrimin e parave të imëta. Inspektimi është përqendruar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa në kuadër të Departamentit për Shërbime Mbështetëse. Inicimi i inspektimit është ndikuar nga nevoja që Policia të sigurohet se fondet publike shpenzohen në mënyrë të drejtë, racionale dhe ekonomike, për të mbuluar kërkesat e ligjshme të saj. Inspektimi ka ofruar një mundësi për të vlerësuar edhe llogaridhënien dhe profesionalizmin e strukturës përkatëse policore në menaxhimin e fondeve publike.

Fokus i inspektimit ka qenë vlerësimi i respektimit të rregullave dhe procedurave të shpenzimit të parave të imëta. Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për zyrtarët financiar në nivel qendror, mbajtësit e parave të imëta në nivel rajonal, si dhe nivelin mbikëqyrës dhe vendimmarrës.

IPK në kuadër të Raportit të inspektimit ka dhënë katër (4) rekomandime për Policinë e Kosovës që kanë të bëjnë me realizimin e pagesave vetëm për shpenzimet e paparashikueshme, shtimin e kontrollit menaxherial në eliminimin e faturave të shumëfishta nga operatorë të njëjtë ekonomik, eliminimin e pagesave për faturat e reprezentacionit, shqyrtimin e mundësive për kontraktimin e artikujve të reprezentacionit, shtimin e kontrollit që pagesat të kryhen pasi të jenë ndjekur hapat procedural nga ngritja e kërkesave deri tek pranimi i parave të imëta, etj.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)