29 Prill 2024

Inspektorati ka hetuar 161 policë

Prishtinë, 30 shtator - Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Fitim Shishani, ka bërë me dije se gjatë këtij viti janë hetuar 161 zyrtarë policorë, në mesin e tyre 10 serbë dhe një boshnjak.

“Nga 161 raste me elemente penale, sa ka trajtuar IPK-ja, 101 lëndë janë përcjellë në prokuroritë kompetente, 43 lëndë janë dorëzuar me raporte të veçanta, ndërsa numri tjetër mbetet ende nën hetim”, ka deklaruar Shishani, duke shtuar se gjatë periudhës janar-shtator 2013 janë suspenduar 32 zyrtarë policorë, ndërsa janë arrestuar 5 të tjerë.

“Mund të konfirmoj se për periudhën janar - shtator 2013, vetëm për shkak të veprave penale me natyrë korruptive, janë suspenduar 11 punonjës policorë, ndërsa janë arrestuar 4 të tjerë”, është shprehur Shishani në intervistën për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se nga mesi i muajit tetor IPK-së do t’i shtohen edhe 15 inspektorë të rinj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)