Inspektimi i lëndëve toksike, KFOR bartë kompetencat tek MMPH dhe MFSK

Prishtinë, 5 gusht - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se Ministri Dardan Gashi do të bëjë nënshkrimin e marrëveshjes për bartjen e kapacitetve inspektuese të lokacioneve me lëndë toksike industriale nga KFOR-i tek MMPH dhe MFSK-së.
Tek Kompania e Ujësjellësit Rajonal të Prishtinës në rrethinë të Matiçanit, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit për bartje zyrtare të kompetencave për inspektim të lokacioneve me lëndë toksike industriale nga KFOR-i tek Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror dhe tek Minsitria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Deri tani, inspektimi i lëndëve toksike në mbarë Kosovën ka qenë përgjegjësi primare për ekspertët e KFOR-it, duke shfrytëzuar përvojën dhe diturinë e një numri të kombeve kontribuese me trupa.
Pas një periudhe të zgjatur të trajnimit dhe mentorimit të personelit të FSK-së në trajtimin mbi lëndët e rrezikshme, FSK-ja ka arritur nivelin e aftësisë për të lejuar Qeverinë e Kosovës të marrë përgjegjësitë për pjesën më të madhe të këtij procesi.
Për momentin, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për 23 lokacionet më të rëndësishme.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard BÜHLER, do të marrë pjesë në ceremoni.