29 Maj 2023

INJECT adreson mbrojtjen dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës

Prishtinë, 21 qershor - OJQ Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (INJECT) do të organizojë një konferencë, e cila ka për qëllim adresimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave, si nga ana e Institucioneve e po ashtu edhe nga organizatat dhe individët që punojne për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Dita e parë e konferencës do të shtjelloj temën “Dhuna Ekonomike - Privimi Socio-Ekonomik”. Perfaqësues të Institucioneve dhe ekspert të fushës do të diskutojnë kornizën ligjore dhe praktikat që kanë të bëjnë me dhunën ekonomike.

Ndërsa dita e dytë  do të shtjelloj temën “Ngritja e transparencës së gjyqësorit dhe  lartësia e dënimeve për rastet e dhunës në familje”.

Përfaqësues të Institucioneve ligjvënëse, Qeverisë së Kosovës dhe gjyqësorit do të prezentojnë opinionet e tyre për çështjen si dhe do të prezentohet hulumtimi “Hetimet Penale dhe Politika Ndëshkimore për Rastet e Dhunës ne Familje".

Disa nga folësit panelist janë përfaqësuesit të: Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe atë për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Këshillit Prokurorial i Kosovës, Gjykatës së Apelit të Kosovës, Prokurorit të Shtetit, Ministria së Drejtësisë, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësit e viktimave dhe Strehimoret.

 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)