05 Maj 2024

Incidenti të Kroi i Vitakut, vdes një nga 3 serbët e plagosur

Prishtinë, 10 nëntor - Ka vdekur njëri nga tre serbët e plagosur mbrëmë gjatë një përleshjeje mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti ka konfirmuar se Savo Mojisiq, njëri nga tre të plagosurit në incidentin në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, ka ndërruar jetë në spitalin në veri të Mitrovicës, njofton Kosovapress.

Ai ka bërë të ditur se Mojisiq ka vdekur nga plagët e marrë gjatë incidentit në “Kroin e Vitakut”, ku janë plagosur edhe dy persona të tjerë, po ashtu të nacionalitetit serb.

Dy të plagosurit tjerë, njëri nga ta polic, thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia, e cila ka bllokuar vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet, nuk ishte në gjendje të jepte më shumë hollësi rreth incidentit i cili kishte pasuar një përplasje ndërmjet grupesh të serbëve dhe shqiptarëve.

Policia tha se të shtënat nuk ishin pjesë e përplasjes, por kishin ardhur nga një drejtim i panjohur. Të plagosurit ju nënshtruan trajtimit në spitalin në veriun e Mitrovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)