15 Maj 2024

Inaugurohet objekti i ri i QKRC-së në Pejë

Prishtinë, 3 tetor - Në Pejë është bërë inaugurimi i Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil. Inaugurimin e këtij objekti e bëri drejtori i Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile në Agjencinë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj dhe shefi i operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Christof Stok.

Me këtë rast, drejtori i Departamentit të Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, Blerim Camaj, e falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen e dhënë në financimin e ndërtimit të këtij objekti.

“Ky objekt është i standardeve të larta që do të përmirësojë punën e zyrtarëve dhe do të ofrohet një shërbim më i mirë për qytetarët e kësaj komune”, tha Camaj.

Ndërsa Christof Stok theksoi se objekti i ri i QKRC-së është shumë i rëndësishëm për qytetarët e komunës së Pejës, sepse do të përmirësohen shërbimet në pajisjen me dokumente personale.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)