05 Maj 2024

Inaugurohet ndërtesa e rehabilituar e Gjykatës në Kaçanik

Prishtinë, 26 mars - Sot dega e Gjykatës në Kaçanik mirëpriti udhëheqësit e gjyqësorit të Kosovës, përfaqësuesit e USAID-it dhe të Qeverisë Norvegjeze në ceremoninë e përurimit të objektit të rinovuar të gjykatës.

Drejtoresha për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-it Tanya Urquieta, Kryetari i KGJK-së Enver Peci, Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt Bashkim Hyseni si dhe përfaqësues të Ambasadës Norvegjeze, kryen solemnitetet e më pas morën pjesë në diskutimin në panel rreth realizimit të të drejtave të grave në gjykatë.

"Dega e gjykats në Kaçanik tani ka kushte më të avancuara që ndihmojnë në respektimin e parimeve të efikasitetit, transparenës dhe qasjes më të lehtë në shërbimet e gjykatës", tha Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni.  

"Hapësira e rinovuar e gjykatës gjithashtu pasqyron zhvillimin e vazhdueshëm të profesionalizmit të gjyqtarëve dhe të stafit të gjykatës.  Ne jemi të përkushtuar në ndarjen e drejtësisë për qytetarët tanë që ta meritojmë besimin e tyre në gjyqësor".

Për të shënuar rëndësinë e muajit mars, si muaj i historisë së grave, gjykata organizoi një diskutim në panel rreth rolit të gjykatave në realizimin dhe avancimin e të drejtave të grave si të drejta të njeriut, me fokus të veçantë në çështjet e trashëgimisë dhe të pronësisë.

Dega e gjykatës në Kaçanikut është rinovuar me financim nga USAID-i dhe Qeveria Norvegjeze. Rinovimet sigurojnë hapësirë të pështatshme publike dhe zyra për stafin të cilat janë të duhura për rritjen e efikasitetit të gjykatës dhe për mundësinë e qasjes nga qytetarët.   

Programi katërvjeçar për Sundimin Efektiv të Ligjit i USAID-it, i zbatuar nga Checchi and Company Consulting, Inc. u lansua në mars të vitit 2011 me synim të ndërtimit të sistemit më efektiv dhe të pavarur të drejtësisë në Kosovë.  

Ai zëvendësoi Programin për Mbështetje në Drejtësi (JSP) që ishte përgjegjës për renovimin e dhjetë gjykatave të mëhershme.  USAID-i ka ofruar përkrahje ekonomike dhe humanitare anekënd botës përmbi 50 vite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)