04 Maj 2024

I konfirmohet dënimi më burg për marrje ryshfeti

Prishtinë, 24 dhjetor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Apelit, i ka konfirmuar dënimin prej 1 viti burgim efektiv, të akuzuarit Xh. H., shpallur fajtor nga Gjykata Komunale e Gjilanit, më 09.12.2012, për veprën penale - marrje e ryshfetit sipas nenit 343 paragrafi 1, të Kodit Penal të Kosovës.

Po ashtu ky kolegj, ndryshe nga ç ‘kishte vendosur shkalla e parë, i ka hequr të akuzuarit në fjalë, dënimin plotësues - ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë, detyrës në kohëzgjatje prej 2 vitesh pas mbarimit të dënimit me burg, pasi që ka gjetur se mungon propozimi i prokurorisë lidhur më shqiptimin e kësaj mase.

Në çështje tjera, Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e palës mbrojtëse dhe prokurorit, duke e lënë aktgjykimin e shkallës së parë të pandryshuar.

Gjykata e shkallës se dytë ka vërtetuar se pararendësja e saj, më plotë të drejtë ka konstatuar se i dënuari, në cilësi të drejtorit rajonal të spitalit të Gjilanit, me datën 19.07.2012, në restorantin “Bojana”, në emër të ryshfetit, kishte pranuar nga e dëmtuara S.D. shumën prej 2.000 euro.

Kjo si kundërvlerë  për  favoret  e krijuara në dobi të  kompanisë të së dëmtuarës, lidhur me fitimin e një tenderi për mirëmbajtjen e higjienës së spitalit. 



 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)