05 Maj 2024

Hysen Sherifi dënohet për terrorizëm në SHBA

SHBA, 14 tetor - Gjykatë federale i ka dënuar tre persona nga Karolina Veriore, mes të cilëve edhe refugjatin nga Kosova, Hysen Sherifi, në procesin që ishte i fokusuar në komplotet e dyshuara për kryerje të sulmeve terroriste kundër një baze të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Mohamed Omar Ali Hasan, Zijad Jaghi dhe Hysen Sherifi, janë dënuar për dhënie të mbështetjes materiale për terroristët, kanë treguar dokumentet e gjyqit.

Jaghi dhe Sherifi, poashtu, janë shpallur fajtor për konspiracion për ndërmarrje të sulmeve tejoqeanike, ndërsa Hasani ishte liruar nga kjo pikë e aktakuzës.

Gjatë procesit, prokurorët pretenduan se Hysen Sherifi, refugjat nga Kosova kishte bërë konspiracion me personin Daniel Bond, po ashtu i akuzuar, që ta sulmojnë një bazë ushtarake amerikane në Kuantiko, afër Uashingtonit.

Hasani, Jaghi dhe Sherifi, së bashku me Daniel Bojdin dhe dy djemtë e tij, kanë deklaruar se janë fajtorë për akuza për terror, më herët këtë vit.

Gjykata tha se për personat Hasani, Jaghi dhe Sherifi, dënimi do të shpallet brenda 90 ditësh. Ata mund të dënohen me 15 vjet burg e deri në burgim të përjetshëm.

Mohamed Omar Ali Hasan dhe Zijad Jaghi kanë shtetësi amerikane, ndërsa Hysen Sherifi ka qëndrim të rregullt të vazhdueshëm në Shtetet e Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)