04 Maj 2024

Humbin jetën dy persona në vendin e punës

Gjilan, 20 mars - Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 09;05 nga patrulla policore e nënstacionit Muqiverce, Operative Rajonale në Gjilan është informuar se në fshatin Rogaqicë (lagjia e Behovitëve) deri sa ishin duke punuar punëtorët E. R., 50 vjeç dhe I. G., 40 vjeç, është rrënuar pllaka e betonit e katit përdhes e shtëpisë e cila ishte në ndërtim e sipër duke rënë mbi kokën e dy viktimave për t`iu shkaktuar më pas lëndime të rënda trupore.

Ismet Hashani, zëdhënës i PK-së për rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se rrënimi i pllakës ju kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore që të dy viktimave gjersa ishin duke punuar, për të përfunduar më pas në mënyrë tragjike duke ua marrë jetën që të dyve.

”Gjatë kohës sa ishin duke punuar në një objekt ndërtimi dy viktimave u ka rënë mbi kokë një pllakë e madhe betoni e cila ka qenë fatale për viktimat, duke iu shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, ka thënë Hashani. Ai ka shtuar se menjëherë pas këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë dal tri patrulla policore, njësiti i hetimeve , njësiti i zjarrfikësve , departamenti për shpëtim i emergjencës , ekipe mjekësore dhe kane arrit qe t’i nxjerrin të lënduarit dhe t’i dërgojnë ne drejtim të emergjencës në Gjilan.

Sipas Hashanit, nga mjeku kujdestar në emergjencën rajonal të Gjilanit është bërë e njohur se pas plagëve të rënda të shkaktuara në kokë, viktima E. Sh. kishte ndërruar jetë , kurse personi tjetër I. G. është dërguar për në QKUK në Prishtinë, ku më pas autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur se ka ndërruar jetë edhe ai, raporton Indeksonline.

Ai shtoi se lidhur me këtë rast janë duke u marre njësitë përkatëse dhe gjithçka do të bëhet e qartë pas hulumtimit i cili po bëhet nga njësiti i hetuesisë në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)