18 Maj 2024

Humb jetën një ushtarë i KFOR-it në aksident rrugor

Prishtinë, 5 dhjetor - Është konfirmuar vdekja e një ushtari të KFOR-it, si pasojë e një aksidenti rrugor ku vetëm një automjet ishte i përfshirë, përafërsisht në ora 13:00 sot pasdite, në veri të Kosovës.

Në këtë aksident gjithashtu ishin lënduar edhe pesë (5) pjesëtarë të tjerë të KFOR-it, të cilët janë transferuar në spital.

Asnjë automjet tjetër ushtarak nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksident dhe deri më tani me sa duket asnjë automjet civil nuk ka qenë i përfshirë në aksident.

Në kohën kur aksidenti ka ndodhur ushtarët ishin duke u kthyer në shtabin e tyre, si pjesë e lëvizjes rutinore të trupave.

Shkaku i aksidentit momentalisht është duke u hulumtuar nga policia ndërkombëtare ushtarake në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Farina, shprehu ngushëllimet e tij familjes së ushtarit dhe kolegëve të tij (ushtarit).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)