02 Prill 2023

Humb jetën një person në aksident trafiku

Pejë, 6 qershor - Ju informojmë se me datë 06 qershor 2022, rreth orës 21:25, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë- Prishtinë në fshatin Qyshk. 

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. 

Deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete. 

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës  është dërguar  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.    


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)