16 Maj 2025

Hoxha priti në takim shefin e UNHCR-it në Kosovë

Prishtinë, 27 prill - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, ka pritur në takim shefin e misioni të UNHCR-it në Kosovë, z. Narasimha Rao.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunim e shkëlqyer mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe misionit të UNHCR-it. Po ashtu në këtë takim u bisedua për çështjen e migrimit të parregullt të refugjatëve të lindjes.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që në të ardhmen do të ketë iniciativë për takime të agjencive të kufirit me shtet e rajonit, më mënyrë që të ketë një koordinim më të mirë sa i përket çështjet e luftimit të migrimit të parregullt.

Gjithashtu në këtë takim u vlerësua marrëveshja e bashkëpunimit mes MPB-së dhe UNHCR-it. Me këtë rast janë pajtuar që kësaj marrëveshje t’i bëhet edhe një plan i veprimit, në mënyre që të ketë qasje më të lehtë të zbatimit të marrëveshjes.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)