04 Maj 2024

Hoxha kërkon drejtësi nga shteti shqiptar për vrasjen e babait

Prishtinë, 10 tetor - Ardian Hoxha djali i Remzi Hoxhës, kërkon drejtësi për të atin dhe akuzon për zvarritje dhe vonesa të shumta të procesit.

Gjatë një konferencë për shtyp në Prishtinë, si reagim pas paralajmërimit të Gjykatës së Lartë se më 14 tetor do ta kthejë në gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, djali i Ramzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka bërë apel për të vënë në vend drejtësinë dhe kërkon nga shteti shqiptar që të urdhërojë ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri dhe të dëshmojë se në këtë shtet ka drejtësi.

Hoxha ka thënë së është lajmëruar që më 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasit që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku babain tim, Remzi Hoxhën, 16 vite më parë. Jemi këtu për t’i treguar Drejtësisë së Shqipërisë se vendimi i tyre i stërvonuar është duke u pritur nga çdo Shqiptar, kudo që jeton.

Ky vendim sipas tij do t’i dëshmojë çdo Shqiptari nëse në Shqipëri ka Drejtësi, apo Drejtësia është akoma e ozurpuar nga klanet mafioze shtetërore.

\"Sot jemi para jush për të ritheksuar se Shaqa Shatri është gjallë. Pak ditë më parë ishim dëshmitarë të dokumentarit në News 24 të Shaqa Shatrit i cili akoma është i gjallë dhe jeton në fshatin Kushnin të Kosovës\", ka theksuar Hoxha

Ai sipas tij në detaje tregoi se si i është vjedhur dokumentacioni dhe identiteti i tij, dhe u deklarua se e dënon vjedhjen e identitetit të tij nga Ilir Kumbaro dhe përfitimet e tija nga Qeveria Britanike në emrin e tij.

Për mbi 15 vite Ilir Kumbaro siç ka thënë Hoxha, fshihet në Britani të Madhe me identitetin e vjedhur të Shaqa Shatrit. Kjo është një dëshmi e gjallë se Ilir Kumbaro nuk e ka aspak problem të merr identitetin e tjetërkujt, ashtu si nuk e kishte problem t’ia merr jetën babait tim.

\"Për 16 vite jemi duke pritur për drejtësi. Për 16 vite po kërkojmë fatin e babait tim. Për 16 vite po kërkojmë eshtrat e tija. Për 16 vite po mundohemi t’ia bëjmë një varr. Lus Zotin që kjo që i ka ndodhur babait tim dhe familjes time të jetë e fundit në Shqipëri.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)