14 Maj 2024

Hilmi Krasniqin dënohet me 22 vite burgim për vrasje

Prishtinë, 23 tetor - Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 18 tetor e ka shpallur Hilmi Krasniqin fajtor për vrasje të rëndë dhe e ka dënuar atë me 22 vite burgim.
 
Gjykata ka konstatuar se më 17 shkurt 2009, në fshatin Zllatar, komuna e Prishtinës, i pandehuri Hilmi Krasniqi, duke vepruar në mënyrë të vrazhdët e të dhunshme dhe për motive të ulëta, i ka shkaktuar lëndime trupore një viktime femër, dhe e kishte privuar nga jeta. 
 
Periudha kohore të cilën i pandehuri e ka kaluar në paraburgim prej datës 19 shkurt 2009 i është llogaritur si pjesë e dënimit.
 
Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror vendas i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
 
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)