19 Maj 2024

Hetuesit e IPK-së arrestojnë një zyrtar policor

Prishtinë, 12 shkurt - Një hetim i përbashkët në mes të hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore të Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një zyrtari policor të stacionit policor Qendra në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.
 
Informatat e para lidhur me këtë rast IPK-ja i ka pranuar ditë më herët dhe ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin kompetent nga prokuroria Themelore e Prishtinës.

Pas disa veprimeve hetimore, zyrtari policor është arrestuar mbrëmë (11.02.2014) pas orës 20:00 në Prishtinë me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
 
Me vendim të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
 

Ndaj zyrtarit policor është marrë edhe masa e suspendimit me pagesë deri në përfundim të hetimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)