29 Prill 2024

Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të lehtë trupor

Prishtinë, 14 qershor - Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar dje nga Policia e Kosovës përkatësisht Stacioni Policor Gjakovë se në rrugën “Yllka Domi” në Gjakovë kishte ndodhur një incident- rrahje.

IPK është njoftuar për këtë rast bazuar në autorizimet ligjore të saj pasi që informacionet ishin se ne këtë rast ishte i përfshirë si i dyshuar edhe një pjesëtar i policisë (zyrtar i stafit civil pa autorizime policore).

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë disa veprime fillestare hetimore duke përfshirë edhe analizimin e disa video pamjeve të incizuara nga kamerat e sigurisë.

Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (zyrtarin e stafit civil) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, “pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe  “sulm ndaj personit zyrtar” .

Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë kurse si pjesë e procedurës administrative është suspenduar.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)