29 Prill 2024

Hetimet në veri, mbledhja e dëshmive vazhdon edhe sot

Prishtinë, 11 nëntor - Misioni Evropian për sundimin e ligjit - EULEX-i ka bërë të ditur se fuqishëm dënon incidentit me të shtëna, i cili ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut në pjesën veriore të Mitrovicës.

Që nga ajo ditë EULEX-i është i përfshirë drejtpërsëdrejti dhe në mënyrë aktive në bashkërendimin e zhvillimit të shpejtë të hetimeve në teren.

Mbledhja e dëshmive do të vazhdojë edhe sot, kurse në këtë rast është duke punuar një ekip i prokurorëve vendorë dhe ndërkombëtar.

Në këto rrethana tejet të ndjeshme, EULEX-i i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo lloj reagimi të dhunshëm, si në veprime ashtu edhe në fjalë.  Rendi dhe ligji duhet të mbisundojnë tensionet.


Edhe zëdhënësi i policisë, Besim Hoti ka theksuar se policia është duke bërë hetime intensive lidhur me incidentin, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë në këtë zonë, dy ditë më parë.

“Jemi duke zhvilluar hetime intensive nga sektori i hetimeve të krimeve të rënda në drejtorinë rajonale në Mitrovicë, të mbështetur nga EULEX-i. Por, deri në këtë fazë ka qenë kryesisht mbledhja e provave, dëshmive materiale dhe dëshmive të cilat mund të lidhen në procesin e hetimeve, deri te identifikimi i personave të dyshimtë”, tha Hoti.

Ai ka thënë se deri në këtë fazë janë marrë në pyetje të paktën 8 persona, për të marrë më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur në natën e incidentit, por policia ende nuk ka arritur që të dalë me emrin e ndonjë të dyshuari të mundshëm.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)