28 Prill 2024

Hetimet e skandalit te pasaportave drejt fundit

Prishtinë, 3 prill - Hetimet ndaj Natali Veliajt, e cila dyshohet për keqpërdorim të rreth 1.4 milionë eurove, në atë që njihet si “skandal i pasaportave”, janë afër përfundimit.

Por, avokati i saj, Nuhi Paçarizi thotë se nuk e di nëse Prokuroria do të ngrisë aktakuzë.

Ai kërkon që klientja e tij të lirohet për t’u mbrojtur në liri, derisa konfirmon gjendjen e keqe shëndetësore të saj.

Pas një jave rresht sa ka qëndruar në Qendrën Kardiologjike, Natalie Veliaj i është kthyer qelisë së saj.

E dyshuara për keqpërdorimin e rreth 1.4 milion eurove të pasaportave biometrike është kthyer nga gardianët në paraburgim, më 22 mars të këtij viti.

Këtë e konfirmoi mbrojtësi i saj, avokati Nuhi Paçarizi të martën për Express, i cili tha se gjendja shëndetësore e klientes së tij vazhdon të jetë jo e mirë.

“Nga spitali është kthyer në Qendrën korrektuese në Lipjan pas qëndrimit një javor në spitalin e zemrës, mirëpo gjendja e saj vazhdon të jetë shumë e rëndë, ajo vazhdimisht po merr hapa për të holluar gjakun”, ka thënë Paçarizi për Express.

Mbrojta e Veliajt po ashtu bëri të ditur janë në pritje të ftesës së Prokurorisë për seancën e radhës dëgjimore të Veliajt.

“Herën e fundit kur është marrë në pyetje, para një muaji na kanë thënë se brenda javës do të ftohet prapë, por kjo nuk ka ndodhë. Tash po presim, ndoshta mund të ndodh para 12 prillit këto javë që të ftohet sërish nga Prokuroria”, tha Paçarizi.

Veliaj ndodhet në paraburgim që nga 14 nëntori i vitit të kaluar, ndërsa më 12 prill të këtij viti pritet t’i skadojë afati i paraburgimit.

Nëse deri atëherë Prokuroria e EULEX-it nuk ngrit aktakuzën ndaj Veliajt, sipas Paçarizit ajo duhet të lirohet nga paraburgimi.

“Sepse u bënë pesë muaj dhe ne po shpresojmë që deri tash hetimet kanë përfunduar dhe duhet me iu ndërpre paraburgimi”, tha ai.

Paçarizi insiston se nuk ka bazë legale për të ngarkuar të mbrojturën e tij me vepër penale.

“Ne mendojmë që nuk ka vepër penale është një raport juridiko - civil mes dy kompanive, kësaj që është kontraktore dhe asaj OeSD’së austriake”, tha ai.

Ndërkohë, hetimet rreth skandalit të keqpërdorimit të tenderit për prodhimin pasaportave biometrik të shpallur nga Ministria e Brendshme e Kosovës kanë nisur në tetorin e vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)