Heset Mazrekaj merr detyrën e Avokatit te Përgjithshëm Shtetëror

Prishtinë, 13 gusht - Sot në praninë e  Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, mori detyrën e Avokatit të Përgjithshëm të Avokaturës Shtetërore, Heset Mazrekaj. Ministri Kuçi, i uroi mirëseardhje, Mazrekaj, dhe njëherit i  ofroi   mbështetje të plotë në fuqizimin dhe funksionalizimin te këtij mekanizmi, i cili ka rendësi të madhe për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe ngritjen e imazhit të institucioneve. 
Njëkohësisht, Ministri Kuçi e falënderoi edhe ish Udhëheqësin e Divizionit për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, Fekë Sadikaj për punën e bërë deri më tani.                                                                
Me funksionalizimin e  Avokaturës Shtetëror, Divizioni për Përfaqësim pranë Ministrisë së Drejtësisë, do të pushojë ti kryej detyrat e përfaqësimit të autoriteteve publike, ndërsa të punësuarit në Divizionin për Përfaqësim në Ministrinë e Drejtësisë, vazhdojnë të punojnë në Avokaturën Shtetërore në pajtim me dispozitat e ligjit.  
Avokatura Shtetërore do të  funksionon si mekanizëm i pavarur dhe i qëndrueshëm i përfaqësimit të pavarur ligjor të autoriteteve publike të Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative.   















