04 Maj 2024

Hapet Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve

Prishtinë, 11 janar - Në Ministrinë e Punëve të Brendshe, sot u hap Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, e cila është pjesë e konceptit të menaxhimit të integruar të kufijve, i cili është në vazhdim e sipër dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në zbatimin e sigurisë kufitare përmes teknologjisë dhe të gjitha agjencive të angazhuara në punët kufitare.

Koordinatori nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Sasa Rasic, tha se është kënaqësi e veçantë që si koordinator Nacional i Qeverisë së Kosovës për MIK-un, së bashku me ju të hapim Qendrën Nacionale shumë moderne për menaxhim të kufijve, që është tregues se Menaxhimi i Integruar i Kufijve është një nga prioritetet tona dhe një hap drejt zbatimit të këtij koncepti.

“Përafrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në BE, është qëllim strategjik, që do të thotë se pranim dhe zbatim i standardeve evropiane. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është element i rëndësishëm në këtë proces dhe ky koncept i Menaxhimit të Integruar te Kufirit është sistem efikas i kontrolles dhe menaxhimit të kufijve, i cili mundëson lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por gjithashtu është mekanizëm efikas për parandalimin e krimit ndërkufitarë ”, tha Rasic

Zëvendësministri Rasic, theksoi se zbatimi i konceptit të Menaxhimit të Integruar të kufijve është një tregues i qartë që jemi të gatshëm që të japim kontribut të plotë sigurisë rajonale dhe stabilitetit dhe të bëhemi partner të besueshëm të BE-së, në fushën e kontrollit të kufijve dhe në luftë kundër fenomeneve të ndryshme transnacionale.

Ndërsa zëvendësambasadorja amerikane në Kosovë, Kelly Degnan, tha se SHBA-të mbështesin progresin në Kosovë, sidomos sa i përket menaxhimit të kufirit dhe ju uroj për një punë të shkëlqyer që keni bërë që sa i përket menaxhimit të kufirit që është në të njëjtin nivel me standardet evropiane.

“Ne besojmë se kjo qendër do të japë një kontribut tejet të rëndësishëm për sigurinë e brendshme dhe rajonale, do të mundësojë luftë dhe parandalim të trafikimit me qenie njerëzore, trafikim të armëve dhe drogave, poashtu ndihmon që të luftohen aktivitetet terroriste, por e vështirëson mundësinë e korrupsionit”, tha Degnan.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se ky është një moment i rëndësishëm në vazhdën e kontrollimit më të mirë të vendkalimeve kufitare me konceptin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, i cili është duke u zbatuar dhe tash së fundi, është duke u implementuar edhe në pikat kufitare me Serbinë në katër vendkalime kufitare dhe do të vazhdojë edhe me të tjerat.

“Diçka që i ka munguar që të ketë një funksionalizimin më të mirë ka qenë kjo Qendrër Nacionale për Kontrollin e Kufirit, që është në kuadër të katalogut të Shengenit dhe e praktikave më të mira evropiane.

Prandaj ky projekt është i një rëndësie të veçantë, për arsye se në njërën anë mundëson që të kontrollohet më mirë dhe në anën tjetër të prevenohen aktivitetet kriminale siç është kontrabandimi me armë, qenie njerëzore, droga, apo edhe forma tjera”, tha ministri Rexhepi

Ministri Rexhepi vuri në dukje se nga kjo Qendër Operative do të kemi një situatë të qartë se si tri agjencionet kryesore të menaxhimit të kufirit i kryejnë detyrat e tyre në terren.

Kjo është edhe një ndër kriteret e Liberalizimit të vizave dhe me sot e përmbushim këtë kriter dhe në bazë të informatave që kemi është një ndër qendrat më të përgatitura në rajon, për çka dhe jemi krenar dhe që është bërë më investime minimale me një angazhim dhe një gjenerioztiet të tre agjencioneve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)