02 Maj 2024

Halbauer: Veriu i Kosovës është i kërcënuar

Prishtinë, 18 mars - Komandant i KFOR-it, gjenerali Volker Halbauer shprehet për Frankfurter Allgemeine Zeitung, se veriu i Kosovës është i kërcënuar, sidomos siguria e serbëve në të.

Sipas gjeneralit Halbauer, kjo është përgjegjësi e institucioneve serbe në veri të Kosovës.

“Situata e sigurisë në përgjithësi është e mirë, por dallon shumë nga jugu dhe veriu i Ibrit. Nëse në pjesën veriore të Mitrovicës çdo ditë hidhen bombat dhe mjetet tjera shpërthyese, sigurisht që kjo është një kërcënim për sigurinë. Por, unë do të cekja se kjo ndodhë në rajone specifike. Dhe, edhe nëse e shikoni Mitrovicën, fjala është për vende dhe caqe specifike”, ka thënë Halbauer.

Gjenerali gjerman ka theksuar se mbi 50 për qind e sulmeve bëhet ndaj të punësuarve në Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës.

“Mendimi im është se një pjesë e mirë e kësaj është e lidhur me aktivitetet kriminale. Është e mundur që elementet kriminale tentojnë ta frikësojnë popullin dhe ta kthejnë kundër negociatave që bëhen në Bruksel”, tha Halbauer.

Në veri, sipas tij, nganjëherë nuk pranohet që Policia e Kosovës apo EULEX-i të bëjnë hetime, e hetimi nuk është në mandatin e KFOR-it, transmeton telegrafi.

“Ajo çfarë ndodh në veri nuk konsiderohet si kërcënim i drejtpërdrejtë, ndaj në këtë moment nuk shohim nevojë për të ndërhyrë. Për mua kjo është çështje e rendit dhe ligjit, pra e EULEX-it dhe policisë së Kosovës. Nëse ata nuk i lejojnë njerëzit të bëjnë punën, atëherë mbetet te përfaqësuesit e komunitetit përgjegjës këtë t’ua shpjegojnë”, thotë Halbauer.

 “E nëse përfaqësuesit e komunitetit thonë se askush nuk duhet të ndihmojë dhe të bashkëpunojë me KFOR-in dhe EULEX-in, kush do ta bindë atëherë popullin se ka nevojë reale për ligjin dhe rendin”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)