05 Maj 2024

Hakerat grekë sulmojnë faqen e presidencës shqiptare

Tiranë, Athinë, 30 nëntor - Mediat greke njoftojnë sulm hakerash mbi faqen zyrtare në internet të presidencës shqiptare. Lajmi u bë i ditur pas sulmit të hakerave në faqen www.president.al.Prej kësaj ore çdo përpjekje për të hapur faqen e internetit të presidentit ishte e dështuar, pasi faqja nuk funksiononte. Sipas websites greke aftonomi.gr, faqja është sulmuar nga hakerat grekë dhe sulmi është bërë në përgjigje të deklaratës së Berishës për tokat shqiptare. Faqja zyrtare e presidencës së Shqipërisë që nga ora 19:30 e mbrëmjes nuk funksionoi dhe pritet që normaliteti të rivendoset shpejt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)