14 Maj 2024

Hajni i traktorit i kundërvihet policisë me armë zjarri

Prishtinë, 16 shtator - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njesitet policore te stacionit policor në Klinë janë njoftuar sot rreth orës 00:05 min pasmesnate, se ne fshatin Berkovë të komunës së Klinës, qytetarit R. J. 1956 - serb, i ishte vjedhë një makinë bujqësore (traktor) nga oborri i tij.

Pas këtij njoftimi Policia ka theksuar se menjëherë ka arritur ne vendin e ngjarjes duke filluar hetimet konform ligjit dhe udhëzimeve ne fuqi, por gjithsesi duke filluar edhe punën kërkimore përmes aktiviteteve të saj në teren.

\"Andaj gjate patrullimeve dhe punëve kërkimore njësitet policore të stacionit Policor të Klinës rreth orës 02:00 identifikojnë një makinë bujqësore në lëvizje në fshatin Kosh/Istog, ku menjëherë tentojnë të ndalojnë\".

Mirëpo pas lajmërimit/thirrjes nga ana e policisë që vozitësi të ndalet, ai ju kundërvihet patrullës policore me armë zjarri.

Duke par se situata është në rrezik për jetën e zyrtarëve policor edhe policët i kundërpërgjigjen dhe për këtë menjëherë në ndihmë i shkojnë edhe njësitet patrulluese të Stacionit të policor të Istogut.

Por nga ky shkëmbim zjarri që ishte i shkurtër nuk kishte të lënduar nga asnjëra palë, ndërsa të dyshimtit duke shfrytëzuar terrenin malor dhe errësirën kanë arrit të largohen nga vendi i ngjarjes këmbë. Makina bujqësore ka rezultuar të jetë ajo e vjedhur orë më par në fshatin Brekovë të Klinës.

Rastit më pastaj ju janë përgjigj edhe njësitet e hetimeve rajonale në Pejë, njësiti K9 nga Drejtoria e Përgjithshme në Prishtinë dhe njësia Speciale Operative në kuadër të DRP Pejë.

Ky rast është nën hetim të njësisë së krimeve serioze në kuadër të Drejtorisë regjionale Pejë dhe gjithnjë në koordinim me prokurorin e shtetit është marr dhe vazhdon të merret çdo veprim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)