28 Prill 2024

Hagë, asnjë vendim për lirimin e Haradinajt

Beograd, 7 shtator - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka vendosur ende për lirimin me kusht të Ramush Hardinajt, pas kërkesës së palës mbrojtëse që ai të gjykohet i lirë.

Zëdhënësja e Gjykatës së Hagës, Nerma Jelaçiç, deklaroi dje se Dhoma e Apelit po shqyrton rastin, dhe se nuk dihet ende se kur do të merret vendimi. Sidoqoftë, ajo tha se vendimi do të bëhet i ditur edhe për qytetarët e Kosovës, por aktualisht nuk ka vendim dhe nuk ka ndonjë seancë publike në lidhje me vendimin për Haradinajn.

\"Aktualisht nuk mund të them asgjë, nëse vendimi do të merret sot, pasi për këtë vendos trupi gjykues”, tha Jelaçiç.

Gjykata e hagës lëshoi dje pasdite një komunikatë për mediat, përmes së cilës njofton rreth caktimit të gjyqtarëve të gjykimit të Haradinajt, ku gjyqtari Bacon Justice Moloto, është caktuar si kryetar i trupit gjykues.

Zyrtarët e AAK-së deklaruan para tre javësh se vendimi për lirimin me kusht të Haradinajt ishte marrë nga Gjykata e Hagës, dhe se ai pritej të lirohej shumë shpejt. Megjithatë kjo nuk ndodhi, ndërkohë që familja Haradinaj përmes një njoftimi për mediat, ka tërhoqi vërejtjen ditë më parë, se përgjegjës për deklaratën për shtyp ishte vetëm avokati i tij, Michael O’ Reilly.

Ramush Haradinaj u ndalua më 21 korrik të këtij viti me kërkesë të Prokurorisë së Gjykatës së Hagës, e cila kishte bërë ankesë kundrejt vendimit të mëparshëm të trupit gjykues.

Më 3 prill të vitit 2008, Trupi Gjykues i kësaj gjykate e kishte liruar Haradinajn nga të gjitha akuzat për gjoja krime lufte gjatë luftës në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)