03 Maj 2024

Gurak: Oficerët e FSK-së kanë qenë shumë të suksesshëm

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku dhe Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral major Rrahman Rama, pritën sot në ministri, komandantin e Akademisë së Forcave Luftarake, gjeneral major Metin Gurak me bashkëpunëtorë.

Ministri Çeku e falënderoi gjeneral majorin Gurak për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet FSK-së dhe Akademisë Luftarake të Turqisë, për përkrahjen e pakursyer që po jep kjo Akademi në të mirë të ngritjes profesionale të oficerëve dhe kadetëve të Forcës.

Ndërsa, gjeneral major Metin Gurak shprehu kënaqësinë që vizitoi ministrinë dhe u shpreh se bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Akademisë Luftarake të Turqisë dhe FSK-së ka qenë i shkëlqyeshëm duke nënvizuar se oficerët e FSK-së të cilët kanë vijuar këtë akademi kanë qenë shumë të suksesshëm.

Ai, potencoi gjithashtu faktin se përveç 450 kadetëve dhe oficerëve që ka kjo akademi nga stafi vendor, aktualisht në Akademi vijojnë dhe 80 oficerë të shumë vendeve të botës ndër ato edhe Kosova.

Ministri Çeku dhe gjenerali Gurak e konfirmuan gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më intensiv në të ardhmen.

Vlen të theksohet se ministria e FSK-së ka tash e katër vite memorandum bashkëpunimi dhe se kjo është e konkretizuar në shumë fusha, pra gatishmëria e Ushtrisë Turke dhe  është mjaft e theksuar në drejtim të bashkëpunimit dhe mbështetjes për FSK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)