03 Maj 2024

Grupi i Grave Deputete dënon kërcënimin ndaj Nazlie Bala

Prishtinë, 26 mars - Grupi i Grave Deputete është indinjuar nga kërcënimi ndaj aktivistes për të drejtat e gruas dhe promovimin e barazisë gjinore, znj. Nazlije Balaj, e cila kërcënohet me plumb në ballë nëse nuk do të heq dorë nga mbrojtja me ligj e viktimave të luftës, veçanërisht grave të dhunuara gjatë luftës.     

Deputetja Teuta Sahatqija, kryetare e Grupit të Grave Deputete ka thënës grupi konsideron se kërcënimi qyqar, si ky, është tentim që  t’i  stigmatizojë dhe anatemojë edhe më tutje  gratë dhe vajzat e dhunuara gjatë luftës.

Po ashtu Gratë deputete e konsiderojn se sjelljet e tilla, nga kushdo qoftë, janë tentim për ta mbyllur gojën për kërkim të drejtësisë dhe janë të dëmshme për demokracinë dhe imazhin e Kosovës.

Grupi i Grave Deputet kërkon nga organet e rendit ta sjellin para drejtësisë   personin që ka kërcënuar znj. Bala, por  edhe të gjithë  personat që ushtrojnë dhe nxisin akte dhune.

GGD inkurajon znj Bala, veprimtarët për të drejta të njeriu, gratë dhe burrat që të kenë kurajo dhe guxim qytetar për ta denoncuar dhe luftuar çdo formë të dhunës, duke i siguruar se Gratë Deputete të Kuvendit të Kosovës janë të përkushtuara për Kosovën ku sundon ligji  dhe drejtësia.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)