14 Maj 2024

Grupi i Drenicës edhe një muaj paraburgim

Prishtinë, 23 tetor - Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe pjesëtarët e tjerë të “Grupit të Drenicës” do të qëndrojnë në paraburgim edhe së paku një muaj. 

Gjykata Themelore në Mitrovicë sot ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin shtatë ish-pjesëtarëve të UÇK-së që dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës gjatë konfliktit të fundit në Kosovë.

Gjykata ka marrë vendimin që të dyshuarit të qëndrojnë në paraburgim deri më datë 23 nëntor, duke vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurve dhe i ndikimit tek dëshmitarët.

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, një vendim të tillë e ka cilësuar “skandaloz, të paligjshëm, të padrejtë dhe fyes”.

 “Të pretendohet se Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarët e tij, të cilët kanë dhënë gjithçka duke luftuar për çlirimin e Kosovës, 14 vjet pas luftës do të iknin nga Kosova për të mos u përballur me shpifjet e njerëzve të shantazhuar dhe të blerë nga EULEX-i, më së paku është krim ndaj drejtësisë dhe fyerje e të gjithë luftëtarëve që luftuan të udhëhequr nga Selimi si komandant i tyre”, ka thënë Gashi.

Ai ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi dhe shfrytëzimin e çdo mundësie juridike që kjo “padrejtësi dhe nënçmim” i luftëtarëve të ish-UÇK-së të ndërpritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)