04 Maj 2024

Gruaja dhe dy vajzat e Sopës, sot dalin para gjyqtarit

Prishtinë, 6 shkurt -  Gruaja dhe dy vajzat, si tri të dyshuarat kryesore për vrasjen e familjarit të tyre, ish-zyrtarit të Qeverisë së  Kosovës, Hamdi Sopa, pritet të dalin sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Gjyqtari gjatë ditës së sotme pritet të vendosë nëse do të caktojë masën e paraburgimit të kërkuar nga prokurori i rastit, Blerim Isufaj, dy ditë më herët, pas arrestimit të tyre.

Prokurori Isufaj ka kërkuar nga Gjykata të lëshojë urdhëresë për bastisjen e  banesës së të ndjerit.

Cak i hetuesve dhe Prokurorisë është gjetja e mjeteve, me të cilat viktima është goditur në kokë, para se të hidhej nga ballkoni i banesës së tij.

Gruaja dhe dy vajzat e Sopës, të hënën, janë prangosur me urdhër të Prokurorisë Themelore, nën dyshimin se ato janë të përfshira në vrasjen dhe hedhjen e familjarit të tyre të martën e kaluar nga kati i nëntë i banesës.

Vdekja e Hamdi Sopës fillimisht ishte konstatuar nga policia si vdekje e dyshimtë. Por, raporti i autopsisë nga Mjekësia Ligjore, i dorëzuar të hënën në Prokurori, ka konstatuar se vdekja e Sopës ka qenë vrasje e rëndë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)