28 Prill 2024

Grabovci, mbiemri i njohur për skandale

Prishtinë, 14 gusht - Asnjëherë nuk është sqaruar se si ndodhi plagosja apo vetëplagosja e bashkëshortes së Adem Grabovcit në mbrëmjen e 28 majit 2012.

Edhe pse Policia tërthorazi e konfirmon se rastin e ka përcjellë në prokurori, në organin e akuzës nuk dinë se çfarë ka ndodhur me këtë rast.

Burime të Tribunës nga Prokuroria Themelore në Prishtinë thonë se janë të bindur se rasti i plagosjes apo vetëplagosjes së Kumrije Grabovcit, nuk është hetuar ndonjëherë.

Interesimi i zyrtarëve të organit të akuzës për këtë rast, ka rinisur pas interesimit të Tribunës. Ky rast ka ndodhur më 28 maj 2012, pak para mesnate, kur nga kati i pestë i një ndërtese në rrugën “Rrustem Statovci” u dëgjua një krismë arme.

Nga plumbi që doli, e më vonë zyrtarisht u deklarua se është pistoletë, u plagos Kumrije Grabovci.

Ajo është bashkëshortja e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, deputetit Adem Grabovci.

Gruaja e deputetit shpëtoi nga vdekja, por asnjëherë nuk u sqarua me version zyrtar se cili ishte shkaku që një shtetase plagoset apo vetëplagoset në banesën e vet.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)