19 Maj 2024

Grabitje e armatosur në Gjakovë

Gjakovë, 25 shkurt - Policia e Kosovës nga stacioni policor në Gjakovë , rreth orës 19:40 të mbrejës së djeshme, është njoftuar se në rr. “ Nëna Terezë ” D, në zyren e PTT nr.5 dy persona te maskuar , nën kërcnimin e armës automatike AK-47  kishin kryer grabitje të armatosur.

Menjëherë vendit të ketij rasti i janë përgjigjur njësite policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme .

Të dyshuarit, në momentin kur viktima shtetasi shqiptar i Kosovës B.H. (1961) ishte në vendin e tij të punës në zyren e PTT –ës nr.5, aty kishin hyrë dy persona të maskuar dhe nën kërcnim të armës automatike AK-47 i kishin marrë rreth 300 euro,një telefon “Samsung”,si dhe kartela mbushëse të telofinisë “vala” 20x3 euro, 20x5 euro,17x10 euro,dhe menjëherë të dyshuarit ishin larguar në drejtim të pa njohur.


Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësitet e Hetimeve në nivel lokal dhe Rajonale së bashku me krim teknikën .Po ashtu është njoftuar edhe Prokurori i shtetit.

Menjëherë njësite policore janë vën në kërkim për kapjen e të dyshuarve të mundshëm të ketij rasti,dhe hetuesit rajonal në kordimim të plotë me prokurorin e shtetit , janë duke punuar intenzivishtë për të identifikuar  e arrestuar të  njëjtit .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)