29 Prill 2024

Gjykimi ndaj Limajt, dëshmon Hashim Thaçi

Prishtinë, 11 nëntor - Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro ka \"vizituar\" të martën kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, për ta pyetur atë rreth disa zhvillimeve që kanë ndodhur dymbëdhjetë vjet më parë në Kosovë.

Ai në retrospektivë dëshiron të dijë se cili ka qenë roli i Fatmir Limajt gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht roli i tij në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me çfarë është marrë ai në këtë kohë dhe cili ka qenë roli i Limajt në hartimin e operacionit “Shigjeta”.

Thaçi kësaj here nuk është pyetur si politikan, por si drejtues politik i UÇK-së dhe si ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Intervistimi i Thaçit në cilësinë e dëshmitarit është bërë pasi një gjë të tillë e ka kërkuar shoku i tij i luftës, Fatmir Limaj, përmes mbrojtësve të tij.

Limaj, bashkë me nëntë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime lufte të kryera gjatë luftës në fshatin Kleçkë dhe gjykimi ndaj tyre pritet të nisë të premten në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)